NATO po përpiqet të shmangë një garë të re armatimesh me Rusinë, kështu u shpreh sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg pas vendimit të SHBA-së për t’u tërhequr nga një traktat bërthamor me Moskën.
Të dy zyrtarët qoftë Stoltenberg dhe Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo kanë fajësuar Rusinë për rrëzimin e traktatit të Luftës së Ftohtë.
SHBA dhe NATO akuzojnë Rusinë se ka shkelur traktatin duke prodhuar një lloj të ri rakete Cruiz, që Moska e ka mohuar.
Traktati për forcat bërthamore me rreze të mesme u nënshkrua nga Presidenti amerikan Ronald Regan dhe lideri Sovjetik Gorbacov në 1987 por hedhja poshtë e tij pas 30 viteve ka ngritur frikën e një gare të re armatimesh .