Gjyqi i Joaquin “El Chapo” Guzman, i cili akuzohet për drejtimin e kartelit më të madh të drogës në botë, pritet të nisë sot në SHBA me juristë anonim dhe siguri të lartë.
Gjyqi do të zhvillohet në një gjykatë federale në Bruklin dhe pritet të kushtojë miliona dollarë, me ekspertët që thonë se do të zgjasë më shumë se katër muaj.
Disa vite janë shpenzuar për të mbledhur prova kundër Guzman, 61 vjeç cilësuar si "Zot i Drogës".
Ai u ekstradua nga Meksika në vitin 2017, pasi u arratis dy herë nga burgu, njëherë i fshehur në një karrocë lavanderie dhe herën e dytë pasi rrëshqiti në një tunel që dilte poshtë kabinës së tij të dushit në burg.
Ekspertët ligjorë thonë se Guzman mund të dënohet duke u dërguar në një burg të sigurisë maksimale.