INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis gjyqi për Klement Balilin te Krimet e Rënda/ AKUZAT

Nis gjyqi për Klement Balilin te Krimet e Rënda/ AKUZAT

Publikuar më: 10:58 25-02-2019

Ka nisur këtë paradite në Gjykatën e Krimeve të Rënda, séanca e radhës gjyqësore ndaj Klement Balilit, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

Trupa gjykuese përbëhet nga një treshe gjyqtarësh, që kryesohet nga Flora Hajredinaj.

Në këtë seancë pritet të shqyrtohet kërkesa për gjykim të shkurtuar të “Eskobarit të Ballkanit”, e paraqitur nga trupa mbrojtëse.

Mbi Balilin rëndojnë akuzat për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”. Vetë Balili nuk i ka pranuar akuzat.

Pas pothuajse tre vitesh arrati, Klement Balili u vetëdorëzua më 15 janar, pas disa ditëve negociatash ku u përfshi nipi i tij, kryebashkiaku i Delvinës Rigles Balili, avokati Theodhori Sollaku dhe drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Article Logic
Execution time: 0.0039560794830322