INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Nis gjyqi për studentët, që gjuajtën me vezë kryeministrin [VIDEO]

Publikuar më: 12:40 18-05-2016

Është mbajtur në dhomën penale të Gjykatës së Tiranës seanca për 8 studentët, që gjuajtën kryeministrin, Rama disa muaj më parë me vezë në shënjë proteste kundrejt miratimit të ligjit të arsimit të lartë me të cilin nuk janë pajtuar studentet dhe petagogët e Lëvizjes për Universitetin. Mësohet se nga qeveria nuk morri pjesë asnjë përfaqësues qoftë edhe ligjor. Në seancë prokurori i çështjes, Julian Zonja i njohu studentët me akuzën. Ndërsa gjyqtari që do marrë vendimin është Arben Micko. Seanca u mbyll pas prezantimit të akuzave për të vijuar në datën 1 qershor.
Studentët e akuzuar dhe që duhet të “ndeshen fort” tashmë dhe në një betejë ligjore me qeverinë dhe policinë, janë Liri Kuçi, Vitori Çipi, Dardan Konjufca, Valton Marku, Durim Jashari, Bora Mema, Anita Lushi, Klodi Hoxha. Jashtë gjykatës kanë qëndruar me dhjetra studentë e petagogë të cilët kanë ndalë në mbështetje të studentëve duke i konsideruar të drejtat protestat e tyre që lidhjen kryesisht me sistemin e lartë arsimor në vend.

Para nisjes seancës ata kanë mbajtur dhe një komunikatë, ku me pak fjalë thonë se nuk frikësohen.

Ja video e plotë e reagimit të fortë të studentëve

 

Article Logic
Execution time: 0.0035679340362549