INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis hetimi ndaj dy policëve të cilët dyshohen se i shkaktuan vdekjen të riut  Enea Ftoj

Nis hetimi ndaj dy policëve të cilët dyshohen se i shkaktuan vdekjen të riut Enea Ftoj

Publikuar më: 15:27 19-05-2018

Mësohet se ditën e sotme policia ka nisur të hetoj për dy policët të cilëve familjarët e të 27 vjeçarit, Enea Ftoj kanë drejtuar gishtin si fajtorë të vdekjes së të afërmit të tyre.
Sipas dëshmive të familjarëve, mbi turpin e tij janë gjendur shenja dhune çka i bënë ata të mendojnë se Ftoj është vrarë dhe nuk është nga jeta për shkaqe natyrale.
Pas dy ditësh pritet të dal dhe autopsia që do zbardh shkaqet përfundimtare të vdekjes së 27 vjeçarit.
Enea Ftoj është gjetur i pajetë rreth orës 7 të mëngjesit të së enjtes nga punonjës të komisariatit, ndërsa në orën 9 të po asaj dite ai do të dilte para trupit gjykues për tu njohur me masën e sigurisë.
Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat në brendësi të komisariatit, ndërsa policia hedh poshtë pretendimet se ndaj 27 vjeçarit është ushtruar dhunë.

Article Logic
Execution time: 0.0033690929412842