INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis idetifikimi i viktimave të tërmetit në Itali [FOTO]

Nis idetifikimi i viktimave të tërmetit në Itali [FOTO]

Publikuar më: 14:07 25-08-2016

Një ditë pas tërmetit 6.2 ballë i shkallës Rihter, i cili i mori jetën të paktën 247 persove dhe dhjetra të tjerë vijojnë të jënë nën rrënoja, ka nisur identifikimi i viktimave të para. Dnërsa qindar persona janë angazhuar në operacionet e kërkim – shpëtimit, pasi nën rrënoja vijon te ketë sërisht qytetarë.
Ora 03:36 minuta shënoi dhe tërmetin e parë, duke gjetur banorët në gjumë dhe në pamundësi për të reaguar shpejt, në mënyrë që ata të kishin shpresë për shpëtim.  
Amatrice, Arquata del Tronto, Pescara del Tronto dhe Accumoli tashmë ngjajnë më shumë me qytete fantazëm. Mes viktimave të identifikuara është dhe 32 vjeçari shqiptar Erion Toro nga një fshat i Fieri.
Ne do ju sjellim më poshtë emrat e disa viktimave por dhe një histori të shkurtër të secilit prej tyre.

Erjon Toro, shqiptari nga Fieri. Djalë i vetëm mes katër motrave. Jetonte në Amatrice prej 15 vitesh. Ai u zu nga rrënojat sëbashku me bashkëshorten dhe dy vajzat e vogla. Erjoni humbi jetën, ndërsa gruaja me dy vajzat shpëtuan.

Ana Huete, 26 vjeçe, me orgjinë nga Granada e Spanjës, ishte e fejuar me një italian dhe kishte shkuar në zonën e tërmetit për të kaluar pushimet me familjen e djalit.


Marisol Piermarini, 18 muajsh. Fëmija u nxor gjallë nga rrënojat në Arquata del Tronto, por vdiq në spitalin e Ascoli Picenos. Prindërit e saj mbetën të plagosur, babai Massimiliano dhe mamaja Martina, kjo e fundit i kishte mbijetuar edhe tërmetit që goditi L’Aquila në vitin 2009.


Ezio Tulli, 42 vjeç. Ndihmës/shef i policisë së trafikut në Aprilia, vdiq në Amatrice me dy djemtë e tij të moshës 14 dhe 12 vjeç. Gruaja është e padëmtuar.


Arianna Masciarelli, 15 vjeç. Ajo kishte shkuar në Pescara del Tronto të kalojnë kohë me gjyshërit para se të fillonte shkolla në Romë. Ajo gjeti vdekjen nga rrëzimi i shtëpisë së gjyshërve.


Fabrizio Trabalza 45 vjeç dhe Paola Rascelli 43 vjeç. Ata vdiqën në shtëpinë e tyre në Amatrice. Fabrizio ishte webmaster i Shoqatës Acti-Roma.


Alessandro Neroni, 42 vjeç. Punonte në parukerinë “ Via Castelfidardo” në Civitanova Marche. Ai vdiq në shtëpinë e prindërve në Amatrice, ku kishte shkuar për ti vizituar.


Nadia Magnanti, 44 vjeç. Ajo vdiq sëbashku me djalin e saj Lorenzo, 11 vjeç në Amatrice. Burri shpëtoi mrekullisht.


Tiziana Lo Presti, 60 vjeç. Zyrtarja e Mbrojtjes Civile në momentin e tërmetit ishte në Saletta, një fshat në Amatrice, ku po qëndronte pranë nënës së saj të shtruar në spital. Tiziana mbeti e vdekur në vend, ndërsa e ëma shpëtoi.


Elisa Cafini, 14 vjeç. Me origjinë nga Pomezia, ajo ishte me pushime në Pescara del Tronto tek gjyshja sëbashku me kushëririn e tij tetë vjeç. Të gjithë mbetën të vdekur nën rrënoja.


Giacomo Dell’Otto, 52 vjeç. Agjent imobilar, ishte për pushime në shtëpinë e tij në Amatrice me gruan Aura, vajzën Angela 12 vjeç dhe vëllain e tij Paolo.


Fabio Graziani, 42, dhe Aurelia Daogaru. Me origjinë nga Neptuni janë të dy të vdekur në Amatrice. Përveç në vend të djalit 9 vjeçar


Giampaolo Peace, 43 vjeç. Karabinieri ishte me banim në L’Aquila, por në kohën e tërmetit ishte vendosur në Accumoli për të vizituar prindërit.


Paola Rascelli, 43 vjeç. Me origjinë nga Roma, vdiq në shtëpinë e saj në Amatrice me burrin e saj Fabrizio Trabalza.

Article Logic
Execution time: 0.0022380352020264