Mes spektaklit, muzikës, mijëra tifozëve dhe vëmendjes së mbarë globit edicioni i 21 i Kampionatit Botëror të Futbollit hap siparin në Rusi.
Ceremonia hapëse në stadiumin ‘Luzhniki’ pa dyshim dhuroi emocione dhe adrenalinë .
Ikona e muzikës Botërore Robbie Williams emocionoi së bashku me sopranon e njohur Ruse Aida Garifullina.
Dy këngatëraët ishin të rrethuar nga 32 balerinë të cilët përfaqësonin 32 kombëtaret pjesëmarrëse në këtë botëror.
Fusha e stadiumut ‘Luzhniki’ u pushtua nga ngjyrat dhe nga plot 211 fëmijë.
Ndërsa kupa u prezantua nga portieri ri i Spanjës Casillas dhe supermodelja Natalia Vodianova.
I pranishëm në cereomoninë hapëse ishte fenomeni Ronaldo i cili u uroi mirëseardhjen mijëra tifozëve
Edhe presidenti rus Vladimir Putin mbajti një fjalim të shkurtër mirëseardhje..
' Ne jemi të lumtur të mirëpresim Kampionatin Botëror. Ne e duam futbollin. I uroj të gjitha skuadrave sukses dhe një eksperiencë të paharrueshme. Mirëseerdhët në Rusi' u shpreh Putin.
Edhe presidenti i FIFA-s Infantino uroi mirëseardhjen në rusisht.
Ndeshja e parë e këtij Botërori ishte Rusi-Arabi Saudite. 32 skuadra do të luftojnë për trofeun aq shumë të ëndërruar, por vetëm njëra prej tyre ne finale e 15 korrikut do të ketë mundësi te rrëmbejë kupën.
Në finale do të këndojë himnin e Botërorit edhe këngëtarja shqiptare Era istrefi.