INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Nis kapja e peshkut”. Rama tregon se kush do të shkojë në burg

“Nis kapja e peshkut”. Rama tregon se kush do të shkojë në burg

Publikuar më: 16:52 08-11-2017

Ashtu siç ndodhi në fillim të mandatit ët parë, kryeministri Edi Rama i është kthyer fjalës më të përdorur, BURG. Ndërsa ambasadori amerikan kërkon kapjen e peshqve të mëdhenj, Edi Rama zbulon kush do të jenë të parët që do të vihen përballë drejtësisë. 

Edi Rama:
“Ne kemi filluar proceset penale për të gjithë ata supervizore dhe ata zyrtarë të përfshirë në këtë dëm ndaj buxhetit të shtetit dhe në këtë shkelje flagrante të ligjit të buxhetit të shtetit. Dhe do të çojmë përpara drejtësisë këdo p[rej tyre që kanë marrë pjesë në këtë shkelje të patolerueshme”.
Dhe jo vetëm supervizorët por edhe qytetarët që do të shkelin ligjin duke vjedhur ujin do të përfundojnë në pranga.
Edi Rama:
“Do tu kërkojmë vetëm të filloni të paguani. Kush nuk do të paguajë dhe kush nuk do të legalizohet dhe do kapet që e vjedh ujin, sigurisht që do të penalizohet. Këtë nuk e them unë por e thotë Kodi Penal”.
E pasi citoi kodin penal, Kryeministri mori si shembull edhe vendet e bashkimit evropian.
Edi Rama:
“Njerëzit thonë ç’të duhet ty me ujin që e nxjerr vetë. Çfarë më duhet mua me ujin që nxjerr vetë? Po shko e provo të nxjerrësh ujin vetë jo vetëm në Gjermani po në Itali, edhe na lajmëro nëse do të dalë përpara uji nga vrima që po shpon ti apo do të ngrihesh ti zgupthi e të japësh llogari ku je. Sepse është pasuri kombëtare”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039160251617432