Sot startojnë ndeshjet për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve në futbollit. Ekipet më të mira të kontinentit do të përballen sot dhe nesër në duele interesante, duke kërkuar kalimin e grupit. E veçanta është se sonte shumë shqiptarë do i përjetojnë emocionet e trofeut më të rëndësishëm në Europë, jo vetëm nga Televizioni, por edhe në fushë, e ata janë plot 5. Taulant Xhaka i cili aktivizohet me Bazelin, do të përballet kundër Ludogorets. Talenti Elseid Hysaj, që me shumë mundësi do të jetë nën vëzhgimin e shumë menaxherëve, bën ëndrrën e tij realitet, sonte përballë ukrainasve të Dynamos së Kievit. Dy shqiptarët e tjerë mbrojnë ngjyrat e Arsenalit, pikërisht mbrojtësi Shkodran Mustafi dhe mesfushori Granit Xhaka. Një surprizë është edhe Meritan Shabani, talenti 17 vjeçar, i cili është i përfshirë në listën B të trajnerit italian Karlo Ançeloti. Shabani shënoi edhe golin e parë të Uefa Champions League U-19, me ekipin e Bayern.