Ndërsa i frikësoheshim përballjes ajo duket se nisi.
Ndërhyrja e SHBA dhe aleatëve të saj në Siri, ku gjatë orëve të para të mëngjesit nisi hedhja e raketave, ka ‘mbërthyer’ vëmendjen e mediave botërore.
Sulmi shënon herën e dytë që presidenti Trump përdor forcën ushtarake kundër Sirisë. Ky i fundit njoftoi goditjen ushtarake të premten në mbrëmje gjatë një fjalimi drejtuar vendit.
Sipas zyrtarëve të Pentagonit u goditën tri objektiva: një laborator kërkimor në Damask, i lidhur me prodhimin e armëve kimike dhe biologjike, një magazinë ku mbaheshin armë kimike në qytetin Holms dhe një magazinë tjetër ku mbaheshin pajisje për prodhim armësh dhe shërbente si qendër e rëndësishme komande, po në afërsi të Holmsit.
SHBA ka përdorë gjatë sulmit raketat Tomahawk dhe avionët ushtarakë.
A u prekën civilë?
I vetmi lajm i mundshëm për civilët e përfshirë në sulm vjen nga televizioni sirian, sipas të cilit tre janë të plagosurit nga sulmi në bazën e Homs.
SHBA e mbështetur nga nga aleatët si Britania, Franca akuzojnë regjimin e presidentit sirian Assad se një javë më parë ka ndërmarrë një sulm kimik mbi civilët.
Rusia nga ana tjetër e cila mbështet Assad është shprehur se nëse SHBA sulmon edhe ajo do të reagojë.