INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lufta tregtare për tarifat doganore, 'SHBA po luan lojë të rrezikshme'

Lufta tregtare për tarifat doganore, 'SHBA po luan lojë të rrezikshme'

Publikuar më: 16:10 01-06-2018

Duket se me të vërtetë nis lufta tregtare mes SHBA BE, Kanadasë dhe Meksikës.

Duke nisur nga kjo e premte importet e çelikut nga të trija vendet do të taksohen në dogana në masën 25 për qind, ndërsa për importet e aluminit taksa do të jetë dhjetë për qind. Ndonëse unioni u përpoq të zbuste konfliktin tregtar me Shtetet e Bashkuara, ai dështoi.

Ndërsa SHBA favorizojnë marrëveshjet dypalëshe, BE-ja nuk dëshiron të ndahet dhe insiston tek respektimi i rregullave të OBT-së.

Unioni ka konfirmuar do të ankohet pranë OBT-së dhe do të marrë masa mbrojtëse për ekonominë evropiane si dhe do të vendosë taksa doganore për mallrat që importohen nga SHBA-ja. Ndër mallrat për të cilat do të vendosen taksa doganore janë uiski, motorët e markës Harley-Davidson dhe prodhimet e xhinsit.

Donald Trump ka kërcënuar po ashtu se do të ngrejë edhe taksat doganore për automjetet nga Evropa.

Në një rast të tillë më e prekur do të ishte ekonomia gjermane. Edhe liderët e vendeve të prekura reaguan me zemërim ndaj tarifave amerikane.

‘SHBA po luan një lojë të rrezikshme’ u shpreh Cecilia Malmstrom komisionerja europiane duke paralajmëruar se lëvizja e Trump do të ketë pasoja në ekonominë e BE por edhe për konsumatorët amerikanë

Article Logic
Execution time: 0.0034801959991455