INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis marshimi i dytë rreth Kryeministrisë, 'Rama do mbahet i rrethuar'

Nis marshimi i dytë rreth Kryeministrisë, 'Rama do mbahet i rrethuar'

Publikuar më: 12:06 16-03-2019

Ishte sërish Flamur Noka që bëri thirrje për marshim rreth Kryeministrisë.

Ky element surprisë duket se do të shënojë këtë protestë të opozitës. Në fjalën e tij, Noka theksoi edhe një herë që protestuesit të rinë të qetë. "Ne do të vazhdojmë marshimin, a e mbajmë të rrethuar strehën e krimit e të korrupsionit? Rama ik, “Rama ik”. Edi Rama nga sot e tutje do të mbahet i rrethuar nga populli", tha Noka.

Thirrja e dytë e Flamur Nokës

Edi Rama je i rrethuar nga populli

Vëllezër dhe motra, sot godina ku strehohet krimi është e rrethuar nga populli.
Rama ik, Rama ik, Rama dorëzohu!
Godina ku strehohet e keqja e këtij vendi është e rrethuar nga qytetarët, Rama ik.
Godina nga e cila u varfëruan shqiptarët, është e rrethuar. Rama ik! Rama ik!
Streha e korrupsionit është e rrethuar, kryehajduti nuk mund të shkelë këtu. Rama ik!
Vëllezër e motra, ne do të vazhdojmë. Ne do vazhdojmë marshimin e protestës.
Ne tregojmë qytetari dhe vlera. Nga sot e tutje Edi Rama do të jetë i rrethuar nga populli dhe revolta e tij.
Rama ik, Rama ik!
Rama ik se nuk ka zgjidhje tjetër. Rama ik, Rama ik, Rama ik!
Rama ik sa nuk është vonë. Rama ik se ikja jote është shpëtim për ty, është shpëtim për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Rama ik, Rama ik!
Ne jemi të vendosur, jemi të vendosur në kauzën tonë. Ne jemi më të vendosur se kurrë dhe do ta vazhdojmë protestën tonë marshim, do ta vazhdojmë. A jeni dakord apo jo?
Populli: Pooooooo
A do ta vazhdojmë?
Populli: Pooooooo
A e mbajmë të rrethuar strehen e krimit, strehen e korrupsionit? A e vazhdojmë rrethimin? A e vazhdojmë marshimin?
Populli: Poooooo
Rama ik, Rama ik!
Na ndiqni, na ndiqni në marshimin tonë!

Article Logic
Execution time: 0.0015859603881836