Ka nisur ndeshja në Strumica ndaj Maqedonisë dhe Shqipërisë. Ashtu siç pritej, ndeshja filloi me skandal ku gjatë këndimit të himnit shqiptar, tifozët maqedonas kanë vërshëlluar dhe fyer.
Ajo që bie në sy te kuqezinjtë është skema tendencë sulmuese 3:5:2. Ku trajneri italian Panuçi ka zgjedhur të ndryshojë repartin difensiv, por ka surprizuar me plot 4 sulmues.
Sadiku, Hyka, Llullaku dhe Roshi janë katër sulmuesit e formacionit që do kërkonjë me ngulm golin dhe fitoren në ndeshjen e sotme.