Ka nisur sot në Durrës në vilën qeveritare Samiti i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, ku merr pjesë edhe Komisioneri për Politikat Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Hahn. Në fokus të takimeve është zbatimit i angazhimeve që janë marrë herët në Samitin e Triestes në korrik 2017.
Gjithashtu do diskutohet gjerësisht mbi integrimin ekonomik të vendeve të rajonit dhe mbi projektin e nisur tashmë për krijimin e një zone ekonomike të rajonit. Zona Ekonomike Rajonale e vendosur në Samitin e Triestes synon të sigurojë mundësi të reja si për bizneset ashtu dhe për qytetarët, si dhe do të forcojë zhvillimin dhe vendet e punës.
Mes të tjerash do të nisin dhe negociatat për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimet akademike dhe profesionale.
Rama ka lëshuar dhe një batutë, kur i tha Hardainajt, hiq kollaren, pasi me sa i pa kryeministrat e tjerë nuk kishin vënë.
Mësohet se mungon kryeministri i Serbisë dhe i Bosnjës.