INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis pagesa në Rrugën e Kombit, qytetarët në protestë

Nis pagesa në Rrugën e Kombit, qytetarët në protestë

Publikuar më: 08:30 17-09-2018

Nis aplikimi i taksës në Rrugën e Kombit. Këtë të hënë, 17 shtator 2018, shënon hyrjen në fuqi të tarifës për qarkullimin në Rrugën e Kombit. Kompania që ka marrë me koncesion shërbimin, ka zgjeruar në 10 sportele pikën e pagesës. Ndërkohë të vetmit që do të përfitojnë nga skemat lehtësuese të taksosh në këtë aks rrugor, janë banorët e qarkut Kukës do të përfitojnë nga një skemë lehtësuese. Dy pista janë dedikuara për mjetet e këtij qarku. Pista e parë në sensin Kukës-Tiranë dhe e tjetra në kthim.
Por këtë të hënë janë paralajmëruar protesta kundër kësaj takse. Protesta është parashikuar në orën 11:00, në afërsi të piks ku janë instaluar pikat e pagesës.
Ndërkohë mësohet se protestës pritet ti bashkohen edhe përfaqësues të lartë të opozitës së djathtë. Deputetë dhe zyrtarë të Partisë Demokratike kanë paralajmëruar se do të jenë në protestë.
Tarifat bazë janë për motorrin 2.5 euro, veturë 5 euro, autobusë dhe kamionçina 11.2 euro, kamionët e mesëm 16.2 euro dhe kamionët e rëndë 22.5 euro.
Përdoruesit e shpeshtë të kësaj rruge do të përfitojnë reduktime të ndjeshme të tarifës. Ndërkohë sipas përllogaritjeve, gjatë një dite në "Rrugën e Kombit" lëvizin rreth 5.000 automjete.

Article Logic
Execution time: 0.0036079883575439