INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis parkimi me pagesë për jo rezidentët. Ja rrugët dhe tarifat…

Nis parkimi me pagesë për jo rezidentët. Ja rrugët dhe tarifat…

Publikuar më: 14:51 24-02-2016

Bashkia e Tiranës ka nisur të aplikojë, që këtë të mëkurë parkimin me pagesë. Rruga ‘Gjin Bue Shpata”, pranë stadiumit “Dinamo” është një ndër rrugët e para, që do aplikohet parkimi publik me pagesë nga Bashkia e Tiranës. Çdo qytetarë që nuk është banor i zonës, duhet të paguajë 100 lekë të reja, për çdo orë qëndrimi. Aktualisht bashkia ka ngritur një kabinë pranë stadiumit “Dinamo”, ku një punonjës jep biletat për çdo makinë, që parkohet. Nëse tejkalohet orari për të cilin është paguar apo nuk është vendosur bileta në xhamin e parë të makinës, atëherë vendoset gjobë 3 mijë lekë. Policia Bashkiake e cila do të monitorojë makinat e parkuara, ka të drejtë t’i vendosë bllokues të goma, çdo makine që nuk paguan.
Në Tiranë pritet të jenë 71 rrugë me pagesë, ndërsa rrugët e lagjeve do të jenë për të parkuar makinën vetëm banorët rezidentë, për të cilët pritet të dalin dhe kartat e parkimit.
Bashkia e Tiranës e ka ndarë kryeqytetin në 3 zona parkimi, A, B dhe C. Zona A përfshin qendrën e Tiranës, ku ndodhet pjesa më e madhe e institucioneve, dhe ata qytetarë të cilët jetojnë në një zonë tjetër, për të parkuar duhet të paguajnë 100 lekë për çdo orë qëndrimi. Ndërsa tarifat për zonën B do të jetë 40 lekë ora, ndërsa për zonën C 20 lek ora.

Parkimi do të jetë me pagesë nga ora 08:00 deri në orën 20.00 të mbrëmjes.

Rrugët që do të jenë me pagesë

Rr. Çamëria
Rr. Asim Vokshi
Bulevardi Gjergj Fishta
Bulevardi Zogu i I
Rr. Ibrahim Rugova
Rr. Dedë Gjo Luli
Rruga e Kavajës
Rruga Fortuzi
Rr. Frederik Shiroka
Rr. Kont Urani
Rr. Muhamet Gjollesha
Rr. Muhedin Llagani
Rr. Myslim Shyri
Rr. Pandi Dardha
Rr. Sami Frashëri
Rr. Teodor Keko
Rr. Astrit Balluku
Rr. Nikolla Jorga
Bulevardi Dëshmorët e Kombit
Rr. Katër Dëshmorët
Rruga 5 maji
Rr. Aleksandër Moisiu
Rr. Bulevardi Zhanë D’ark
Rr. Ferit Xhajko
Rr. Hosha Tasin
Rr. Luigj Gurakuqi
Rr. Myslim Keta
Rr. Odhise Paskali
Rr. Qemal Stafa
Rr. Reshit Petrela
Rruga Bardhyl
Rruga e Barrikadave
Rruga e Dibrës(segmenti Siri Kodra-5 maji)
Rruga e Dibrës (segmenti Rr.Bardhyl-Myslim Keta)
Rruga Tafaj
Rruga e Dibrës-Ferit Xhajko
Rr. Ferit Xhajko-Preng Doçi
Rr. Tefta Tashko Koco
Rr. Papa Gjon Pali II
Rr. Jul Variboba
Rr. Mustafa Matohiti
Rr. Petro Nini Luarasi
Rr. Themistokli Gërmenji
Rr. P.N. Luarasi-Konti. L.Bertold
Rr. Konti L. Bertold-Teodor Muzaka
Rr. Ismaili Qemali
Rr. Ali Kelmendi
Blv. Bajram Curri
Brigada e VIII
Rr. Ibrahim Rugova
Rr. Janos Huniadi
Rr. Emin Duraku
Rr. Gjin Bue Shpata
Rr. Hamdi Pep
Rr. Komuna e Parisit
Rr. Liman Kaba
Rr. Llambi Bonata
Rr. Nikolla Tupe
Rr. Pashko Vasa
Rr. Perlat Rexhepi
Rr. Petraq Leka
Rr. Pjetër Bogdani
Rr. Prokop Mima
Rr. Sami Frashëri
Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit
Rr. Skënder Luarasi
Rr. Sulejman Delvina

Article Logic
Execution time: 0.0035910606384277