Në orën 10 ka nisur seanca parlamentare. Në të nuk do të marrë pjesë Rama, pasi ka ikur në Poloni për të marrë pjesë në një samit. Po të vetët kanë nisur direkt sulmet për Presidentin Meta, në seancë ka filluar shqyrtimi i dekretit të Presidentin për kthimin e ligjit për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat.
Deputeti socialist Alket Hyseni akuzoi Ilir Metën e ka kthyer ligjin për përmbarimin privat, pasi është i frikësuar nga drejtësia dhe i kërkon të dalë në pension.
Mes të tjerash Hyseni tha: "Në valën e shumë vendimeve të papërgjegjshme nuk është çudi e madhe edhe kthimi i këtij ligji. Institucioni i presidentit përfaqësohet nga një njeri që ka frikë reformën në drejtësi. Ai nuk e bën se e i dhemb shumë për përmbarimin, por tmerri për reformën në drejtësi. Kujdes ju që jeni të frikësuar, se ju erdhi ora. Unë jo vetëm do të votoj raportin por do të jem edhe aktiv në cdo veprim për t'i dhënë mundësi këtij zotërie që të dalë në pension dhe të hipi majë plehut ku ka qejf që të kakarisë".