INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis protesta e opozitës

Nis protesta e opozitës

Publikuar më: 10:22 26-05-2018
Ka qenë Kreu i PD, Lulzim Basha i cili nisi marshimin nga selia e PD, ndërsa Monika Kryemadhi nga LSI duke iu drejtuar ministrisë së Brendshme, dhe prej andej në kryeministri. 
Protestuesit e kanë nisur marshimin me thirrje "Rama ik"
Protesta është thirrur nga opozita për të kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj pas publikimit të një audio përgjimi ku pretendohet se është i përfshirë edhe Agron Xhafaj, vëllai i ministrit.
Protestuesit janë  mblidhur  para ministrisë së Brendshme. Më pas do të jetë marshimi drejt kryeministrisë ku do të mbajë fjalën vetëm kryetari i PD-së Lulzim Basha. Më pas do ndiqet itenerari i marshimit me simbolikë rrethimin e të gjithë institucioneve që ndodhen buzë bulevardit .  Për rreth 2 orë bulevardi dhe institucinet kryesore do të të jenë të rrethuara nga qytetarët.
Partia Demokratike nuk ka përcaktuar orar të mbarimit të protestës dhe nga ana e saj policia ka dhënë 4 orë kohë.
Janë angazhuar 2500 forca policia, forca te FNSh-se dhe te RENEA-s,  40 automjete, 2 ujëhedhës dhe 2 autoambulanca.
 
‘’Jemi mbledhur me qindra mijëra në këtë shesh se jemi europianë. Protestojmë për liri e demokraci. Për t’i treguar Europës e Perëndimit  se qeveria bizantine nuk përfaqëson popullin dhe aspiratën europiane Përpjekja jonë është përpjekja e popullit kundër sundimtarit. Është beteja mes njerëzve që duan siguri dhe rendin. Nga ky shesh i mbushur si kurrë më parë ne tregojmë se nuk mbyllim sytë para krimit e drogës.Kurrë jo autokratët e korruptuar’’ ka pohuar Basha
 
Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219