INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis protesta e opozitës, Kryemadhi lëshon mesazhe të forta nga Elbasani

Nis protesta e opozitës, Kryemadhi lëshon mesazhe të forta nga Elbasani

Publikuar më: 09:15 05-04-2018

Protesta e opozitës ka nisur. Në 4 pikat nacionale rrugët janë bllokuar. Kryetarja e LSI, Kryemadhi ka folur nga kryqëzimi i Bradasheshit në Elbasan dhe tham se sot qytetarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre. Ajo ka kërkuar tërhiqen e taksës së Rrugës së Kombit.

“Sot ne kemi dalë për të sensibilizuar kryeministrin e drogës që duhet të tërhiqet nga taksa e Rrugës së Kombit, nga tvsh-ja për bizneset e vogla, nga heqja e skemës ekonomike të familjeve të varfra e nga  çdo gllabërim që i bëhet shqiptarëve. Ne sot s’kemi dalë të bllokojmë rrugën por rrugën e drogës së vendit që synon Bashkimin Evropian. Rama të tërhiqet nga taksa e rrugës së Kombit. Ne kemi dalë sot të ndërgjegjësojmë Ramën. Tetari i kukullave që bën Rama në Kuvend është një teatër që fokusohet tek batuat e tij dhe nuk flet kurrë për varfërinë e shqiptarëve. Ne kemi paraqitur amendamente për të taksat. Ne kemi një uzurpim dhe është instaluar diktatura e krimit dhe drogës. Shqiptarët duhet të marrin sot fatet e tyre në dorë. Nuk ka demokraci me stabilitet të krimit”- tha Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0038871765136719