Kreu i PD-së Lulzim Basha, i shoqëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha e mijëra protestues ndodhen në sheshin përballë kryeministrisë.
Protesta e organizuar nga opozita ka mbledhur qindra simpatizantë në Bulevardion “Dëshmorët e Kombit”.
Protestën e hapi Besmir Haliti me profesion aktor, i cili përfaqësoi zërin e qytetarëve të Krujës dhe Fushëkrujës.
Mijëra qytetarët i janë bashkuar protesës së Partisë Demokratike dhe kërkesës së saj për të marrë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndërkohë vetëm pas pak minutash pritet të mbajë fjalimin e tij kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.