Protesta e studentëve sot është zhvendosur tek Paralamenti. Protestës së studentëve i janë bashkuar dhe qytetarë nga i gjithë vendi. Mësohet se nga Shkodra janë nisur drejt Tiranës 5 autobusë, disa furgonë dhe makina private. Po kështu dhe nga Lezha, Vlora, Durrësi, Elbasani dhe qytete të tjera të vendit.
Protesta e studentëve ka nisur prej më shumë se dy javësh dhe pjesa më e madhe e tyre kanë refuzuar dialogun me Kryeministrin Rama. Ai një ditë më parë publikoi dhe ‘’paktin për universitetin”, që nënkupton plotësimin e disa prej pikave që kërkojnë studentët, por jo të 8 pikat, që ata kërkojnë. Protestës po i bashkohen dhe militantë të opozitës.