Nis protesta e dhjetë kombëtare e opozitës e paralajmëruar një javë më parë.
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim bojkotuan zgjedhjet e 30 qershorit dhe dita e sotme shënon të parën protestë pas procesit elektoral i cilësuar një farsë nga opozita.
Opozita e bashkuar kërkon largimin e kryeministrit Rama nga qeveria, pasi siaps tyre kjo është mënyra e vetme për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Në kujtim të procesit elektoral protestuesit kanë zgjedhur në ditën e sotme disa simbolika interesante.
Një kuti e madhe votimi 2 metra e lartë ka dalë nga selia e PD dhe i është drejtuar sheshit para kryeministrisë.
Kutia e madhe mbahet nga të rinjtë që në fytyrë mbajnë masakat e protagonistëve të dosjeve të vjedhjes së votave 339 dhe 184, Vangjush Dakos, Damian Gjiknurit, Saimir Tahirit dhe krimelëvë të tjerë që kanë dalë në përgjimet e BILD.
Kutia ndiqet nga disa gomerë të veshur me bluza me logon PS30 dhe po mbushet me “fletë votimi” ku shkruhet Rama ik.