INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis puna për Kushtetuesen, 4 kandidatë potencialë! KED, humbin garën 11 të tjerë

Nis puna për Kushtetuesen, 4 kandidatë potencialë! KED, humbin garën 11 të tjerë

Publikuar më: 13:56 31-07-2019

Të gjitha institucionet presin ringritjen e Gjykatës Kushtetuese pasi shumë çështje të rëndësisë së lartë kanë mbetur pezull. Deri më tani janë 4 kandidatë potencial për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka zhvilluar dy mbledhje ku ka marrë në shqyrtim kandidaturat e paraqitur nga Presidenti dhe Kuvendi për anëtarë të Gjykatës Kushtetuse. Në këto dy mbledhje KED ka vendosur të vijojnë procedurat 4 kandidatë, tre gra dhe një burrë, ndërsa shumë të tjerëve ua ka prerë rrugën.

-Kandidatja Elsa Toska është aplikantja që ka kaluar me sukses hallkën e KED-së. Toska ka qenë Këshilltare ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese prej vitit 2007 dhe e ka kaluar hallkat e vetitngut. Toska e ka filluar karrierën si ndihmëskomisionere e Avokatit të Popullit.

-Arta Vorpsi është një tjetër Këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese që pretendon të bëhet pjesë e turpës së gjyqtarëve kushtetues. Paralelisht me punën si Këshilltare ligjore në Kushtetuese, Vorpsi është edhe lektore e së drejtës kushtetuese si dhe eksperte trajnuese në Shkollën e Magjistraturës. 

-Kandidate potenciale për në Gjykatën kushtetuese është dhe gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Regleta Panajoti. Regleta Panajoti e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punon prej gati dy dekadash në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë.

-Prokurori i Krimeve të Rënda, Besnik Muçi është i vetmi mashkull që deri në këto momente ka kaluar me sukses filtrat e KED-së për në Kushtetuese. Muçi ka nisur karrierën në vitin 2002 si prokuror në Tiranë dhe para se të kalonte në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka punuar për një periudhë kohe në Policinë e Shtetit si drejtor i Krimit Financiar.

Ndërkohë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ua ka prerë të drejtën për të punuar në Gjykatën Kushtetuese kandidatëve Valbona Bala, Klodian Rado, Rexhep Bekteshi, Sinan Tafaj, Petrit Kaja, Gëzim Allarajt dhe 5 kandidatëve të tjerë.
Procedura parashikon që pas shqyrtimit të të gjitha kandidatëve, KED ia çon Presidentit dhe Kuvendit emrat e përzgjedhur e më pas nga këty dy insitutcione dhe nga Gjykata e Lartë bëhet emërimi në Kushtetuese.

Kandidatët që kaluan filtrat e KED
1. Elsa Toska
2 . Arta Vorpsi
3 . Besnik Muçi
4 . Regleta Panajoti

Kandidatët e refuzuar nga KED
1. Valbona Bala
2. Klodian Rado
3. Rexhep Bekteshi
4. Sinan Tafaj
5. Petrit Kaja
6. Gëzim Allaraj
7. Anila Guri
8. Dedë Kasneci
9. Ilir Mustafaj
10. Mimoza Qinami
11. Vladimir Gërmenji

Article Logic
Execution time: 0.0038268566131592