Nga kjo e enjte ka nisur prishja e stadiumit kombëtar "Qemal Stafa".
Katër fadroma, kanë mbërritur duke nisur nga prishja e pjesës pas portës, në anën veriore të stadiumit. Pritet që prishja e plotë e tij të zgjasë disa javë dhe më pas do të pasohet nga nisja e punës për ndërtimin e stadiumit të ri, sipas projektit të miratuar.
Stadiumi i ri do të ketë një kapacitet prej 22 mijë vendesh.