Ka nisur seanca plenare, ku do diskutohet ligji më i rëndësishëm i reformës në drejtësi, ai i vetting-ut. Opozita ka bojkotuar seancat plenare, që me nisjen e protestës më 18 shkurt, duke kërkuar qeveri teknike për zgjedhje të lira e të ndershme.
Në fillim të seancës, Kuvendi ka zgjedhur 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit. Ata do të jenë Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi të PS, si dhe Luan Rama i LSI.
Ulsi Manja mori 78 vota pro, Vasilika Hysi 80 vota pro, ndërsa Luan Rama 85 vota pro.
Ndërsa, u rrëzua Shpëtim Idrizi i PDIU, i cili mori vetëm 23 vota pro.