INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis seanca gjyqësore ndaj Ramush Haradinajt në Colmar

Nis seanca gjyqësore ndaj Ramush Haradinajt në Colmar

Publikuar më: 09:24 02-03-2017

Në Gjykatën e Colmarit tashmë ka arritur kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj dhe gjyqtarët.

Gjykata në Colmar të Francës do të vendosë sot përfundimisht për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ish-kryeministri i Kosovës, aktualisht lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është ndaluar nga policia franceze më 4 janar, në bazë të një urdhër- arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit.

Ai akuzohet nga drejtësia e Serbisë për krime lufte. Nisur nga këto akuza, Prokuroria Speciale e Serbisë, pati paraqitur dhe kërkesën për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.

Një ditë më parë Haradinaj i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ndalimi i tij nga autoritetet franceze nuk është dashur të ndodh fare, ngase fletë-arrestet serbe, ka vijuar ai, janë të pakuptimta. Urdhër-arrestet serbe, ka thënë ai, nuk po respektohen tashmë nga vendet shumë shtete, si Gjermania, Britania e Madhe e vende tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0035860538482666