INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis seanca, Ilir Meta betohet si Presidenti i Republikës

Nis seanca, Ilir Meta betohet si Presidenti i Republikës

Publikuar më: 17:08 24-07-2017

Ka nisur  seanca e jashtëzakonshme e betimit të Ilir Metës si Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë.

Meta do të marrë sot zyrtarisht postin e kreut të shtetit shqiptar.

Pas betimit në Parlament, në orën 19:00, Presidenti i sapobetuar do të drejtohet për në Presidencë, ku edhe atje janë duke u bërë përgatitjet e fundit për të pritur të gjithë të ftuarit që do të jenë në ceremoni.

Fillimisht Meta do të pritet në zyrë nga Presidenti në detyrë, Bujar Nishani. Më pas të dy do të dalin në sheshin përpara Presidencës, ku Metës, përpara fjalimit të tij do t’i dorëzohet Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Gjatë kësaj ceremonie, Meta do të jetë i shoqëruar nga vajza e tij Bora, e jo nga bashkëshortja Monika Kryemadhi, e cila e ka bërë të ditur këtë vendim që në momentin kur Meta u votua si President në Parlament.

Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885