INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjiknuri në Interpelancë për inceneratorët, Tabaku: Skemë mafioze

Gjiknuri në Interpelancë për inceneratorët, Tabaku: Skemë mafioze

Publikuar më: 10:21 15-02-2018

Këtë të enjte punimet e Kuvendit kanë nisur me kërkesën e Partisë Demokratike për interpelancë me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri në lidhje me tre incineratorët, që do të ngrihen në Elbasan, Tiranë dhe Fier.

Gjatë fjalës së tij Gjiknuri është shprehur se e vetmja zgjidhje është partneriteti publik-privat. Ai e cilësoi si e vetmja formë për trajtimin e 1 milionë e 300 mijë tonë mbetjeve urbane në Shqipëri, sepse edhe në strategjinë e re të vendeve të BE-së, përcaktohet se mbetjet nuk do të trajtohen më në landdfille.

“Shqipëria ka aftësi të riciklojë vetëm 15% të mbetjeve urbane dhe hedhja në rrugë e lumenj po kthehet në problem jo vetëm për ne por edhe vendet e tjera. Inceneratorët me djegie, për prodhimin e energjisë janë zgjidhja më e mirë. Kostot e landfilleve janë më të shtrenjta se trajtimi i mbetjeve me incenerim. Format që mbeten janë riciklimi dhe incenerimi për prodhimin e energjisë elektrike. Për shkak të emergjencës dhe kostove u kalua në këtë formë të pranueshme”, deklaroi Gjiknuri.

Gjiknuri duke ju drejtuar deputetëve demokratë tha se “qeveria e Sali Berishës në 2012 e ka parashikuar incenerimin si një nga format për trajtimin e një nga problemeve më imediate”.

Deputetja e PD, Jorida Tabaku në fjalën e saj e quajti strategjinë e qeverisë për menaxhimin e mbetjeve urbane nëpërmjet inceneratorëve, një skemë mafioze.

Pas fjalës së ministrit Tabaku u shpreh  se duke parë aferën e inceneratorëve, “nuk më ngelet të them gjë tjetër veçse shprehjen e z. Alibeaj, që ‘Burgu 313 është gati’”.

“Në 15 minuta dëgjova justifikime. Ministri është jurist dhe e di mirë që deklaratat e bëra këtu publike paraqiten edhe në gjyq. Ministri pranoi se ka shkelur ligjin për tenderin e dhënë Klodian Zotos. Kompania që ka marrë koncesionin e Tiranës ka partnere edhe Klodian Zoton. Një kompani pa garë, pa shpallje ndërkombëtare ka marrë të tre koncesionet”, tha Tabaku duke shtuar se nesër do të bej kallzim në Prokurori.

Ajo shtoi se qeveria duhet të pranojë që ka dështuar edhe me Univeristetet.

Ndërsa në Kuvend flitet për inceneratorët një grup përfaqësuesish nga AKIP me pankarta në duar kanë zhvilluar një protestë.

Article Logic
Execution time: 0.0038630962371826