INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

VIDEO/ Burg për Shullazin. Ja mbrojtja që bëri në gjykatë....

Publikuar më: 08:21 20-04-2016

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është dhënë masa e sigurisë për Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi pa praninë e kamerave. Për Emiliano Shullazi gjykata vendosi arrest me burg. Seanca ka zgjatur vetëm 15 minuta. 38 vjeçari Shullazi ka dhënë vetëm gjeneralitetet dhe më pas avokati ka dhënë qëndrimin e tij kundër akuzave. Sipas avokatit të tij, Alban Qafa për të nuk ka asnjë kallëzim penal nga personat që sipas prokurorisë janë kërcënuar dhe shantazhuar nga Shullazi.

Pas përfundimit të seancës, Alban Qafa avokati i Shullazit tha se ai nuk e ka kërcënuar biznesmenin Jani Zaka për ti marrë parkingun 1200 m2, por vetëm i ka kërkuar, që ai të zgjidhë mosmarrëveshjen me Fatmir Sinanajn.
“Ka një deklarim të Jani Zakës, por nuk thotë që është kanosur nga Emiliano Shullazi. Ka pasur vetëm një takim me të dhe Shullazi i ka kërkuar të zgjidhin problemin që kishte me Fatmir Sinanajn. Ka vetëm një takim ku i kërkoi të zgjidhnin çështjen. Deklarimi i Jani Zakës nuk thotë që është kanosur nga Shullazi. Për rastet e tjera nuk ka asnjë shtetas që ta ketë kallëzuar”, tha avokati i Shullazit.

Avokatit Qafa shton se ndërhyrja e Emiljano Shullazit në këtë çështje mes Fatmir Sinanajt dhe Jani Zakës është bërë me kërkesë të djalit të Fatmirit. Ai foli dhe për dhurimin e ish Hotel  Vollgës në Durrës duke ritheksuar se gjithçka është bërë, sipas ligjeve në fuqi. Deklarta e avokatit të Shullzit u mbyll me argumentin se nuk ka asnjë provë për Shullazin dhe se atij nuk iu gjet asnjë armë.

Pas caktimit të masës së sigurisë, Shullazi ka lënë ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe është nisur tek Drejtoria e Policisë së Tiranës nga ku do të transportohet për në ambientet e paraburgimit  "302".

Article Logic
Execution time: 0.0020167827606201