INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis sezoni i ri parlamentar! Ruçi thumbon opozitën dhe Ilir Metën

Nis sezoni i ri parlamentar! Ruçi thumbon opozitën dhe Ilir Metën

Publikuar më: 18:05 02-09-2019

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka çelur sot sesionin e ri parlamentar me një bilanc të shkurtër të projektligjeve të miratuara gjatë sesionit të kaluar.

Deputetët e maxhorancës kanë mbushur sallën e Kuvendit, ndërsa përkrah tyre edhe këtë sesion karriget e lëna bosh nga ish-deputetëve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim janë plotësuar nga deputetët e opozitës së re.

“Lënia e mandateve nga opozita nuk e uli ecurinë e punës së Kuvendit”, tha Ruçi duke shtuar se në sesionin e kaluar u miratuan 75 projektligje.

Kryetari i Kuvendit, gjatë fjalës së tij thumboi edhe presidentin Ilir Meta, i cili ktheu një sërë projektligjesh për rishqyrtim në Kuvend. “Kushtetuta i rezistoi aventurave, i mbijetoi kaosit”, u shpreh ai.

“Kuvendi ushtroi me intensitet funksionin e tij legjislativ. Grupi i ri opozitar meriton mirënjohjen e gjithë shqiptarëve. Reforma në drejtësi ishte argumenti më bindës për rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Kjo reformë është meritë ekskluzive e Kuvendit. Në Kuvend do dorëzohen shumë shpejt kandidaturat për Gjykatën Kushtetuese. Prioritet kemi përmbylljen e Reformës Zgjedhore, që do jetë një produkt i Kuvendit, duke përfshirë edhe opozitën jashtëparlamentare”, tha Ruçi.

Article Logic
Execution time: 0.0037121772766113