Ka nisur ditën e sotme shembja e shtëpive në zonën e Shkozës në bazë të projektit për zgjatimin e Bulevardit të Lanës duke lënë kështu në qiell të hapur shumë familje.
Pavarësisht protestave të banorëve shembja e tyre nuk është shmangur.
Ky projekt i financuar nga qeveria prek të paktën 153 familje, shtëpitë e të cilëve do të shemben dhe se dëmshpërblimi që ata do marrin, sipas tyre nuk mbulon as gjysmën e vlerës të shtëpive.