Kompania muzikore e krijuar nga reperi Getoar Selimi e njohur me emrin “Babastars” prej disa ditësh është në krizë. Disa nga reperët që kanë qenë pjesë e grupimit kanë konfimuar largimin duke krijuar kështu një pikëpyetje të madhe për vazhdimësinë e “Babastars” në tregun muzikor.
Skivi ishte një ndër reperët që vendosi të largohej përfundimisht nga ky label. Ditën e sotme ai bëri dhe një deklaratë në rrjete sociale, nëpërmjet së cilës thumbon kolegët e tij.
“Mirëmëngjes repera barbika (baribe). Kujdes mos nxirrni ndonjë fëmijë në këngë tani. Ju mbys. Kopjac”, – shkruajti Skivi me siguri duke u nisur nga një deklaratë që bëri Majk i cili u shpreh se kur të rritet djali i tij do e marrë në një prej klipeve.
Dhe pas postimit të Skivit, Majk nuk ka qëndruar duarkryq dpasi e ka ironizuar me një postim në instagram.
“Po dhe ti je këngëtar ose reper, por nuk jemi në të njëjtën kategori as në të njëjtin nivel….as nuk ngasim makina të njëjta, as nuk bëjmë para të njëjta”, – ka shkruar Majk bashkangjitur një fotografie të tij.
As Skivi dhe as Majk nuk kanë treguar se kujt i adresohen këto fjalë, por të gjithë dyshojnë se në të vërtetë ata ja drejtojnë njëri-tjetrit.