INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis shpërndarja e librave falas për nxënësit e fillores, Rama: Fund teksteve që lemerisën këdo

Nis shpërndarja e librave falas për nxënësit e fillores, Rama: Fund teksteve që lemerisën këdo

Publikuar më: 15:25 02-09-2018

Dy javë para nisjes së vitit shkollor, kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga ministrja Nikolla shpërndan libra falas për nxënësit nga klasa e parë deri te e katërta. Ata që përfituan të parët janë nxënësit e qytetit të Vlorës. Rama tha se librat falas për nxënësit e klasave të fillores, që vitin tjetër do të përfshijnë edhe klasat e pesta, janë një provë kuptimplotë. “Prindërit e fëmijëve në klasë të 1, 2, 3, 4 dhe vitin e ardhshëm dhe të pestë nuk do të shpenzojnë më për blerjen e teksteve por këto para do t’i kenë në arkën e buxhetit të familjes për shpenzime të tjera. Po ashtu është e rëndësishme që të theksohet që librat do të merren falas dhe do duhet të kthehen përsëri falas. Duhet të mbahen me kujdes, me dashuri dhe të kthehen”-tha kryeministri.
“Na vjen shumë mirë që ia dolëm në këtë proces, e që tani kemi mundësinë që edhe një tjetër kontribut të prindërve për familjen e fëmijët ta zëvendësojmë me një kontribut të shtetit. Hap pas hapi, përpjekjet, sakrificat dhe dhimbjet që shoqërojnë reformat po kthehen dhe masat e vështira po sjellin një forcë për shtetin. Duke u ardhur në ndihmë fëmijëve, u bëjmë të mundur familjeve që t’i përdorin për diçka tjetër shpenzimet për libra”, tha Rama. Kreu i qeverisë bëri gjithashtu të ditur se falë reformave e kontributeve të të gjithëve rriten mundësitë e shtetit për të investuar më shumë fonde në favor të familjeve e të fëmijëve. E duke pranuar kritikat dhe vërejtjet, jo vetëm nga brenda vendit por edhe nga ndërkombëtarët, Rama tha se librat e rinj, falas për rreth 190 mijë fëmijë, janë tanimë paketë e re nga Oxfordi, Cambridge, Pearson, që kanë zëvendësuar kështu malet me gropa të teksteve që për shumë vite lemeritën mësuesit, prindërit e nxënësit.

Article Logic
Execution time: 0.0037360191345215