INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis shpërndarja e ndihmave për familjet e prekura nga përmbytjet, i pranishëm edhe Ministri Tahiri

Nis shpërndarja e ndihmave për familjet e prekura nga përmbytjet, i pranishëm edhe Ministri Tahiri

Publikuar më: 14:10 12-11-2016


Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ishte i paranishëm gjatë shpërndarjes së ndihmave për disa familje të prekura nga përmbytjet në njësinë administrative 11 në Tiranë.

 

Tahiri deklaroi se situata e përmbytjeve vijon të jetë ende problematike në disa zona të vendit për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë nisur prej ditësh.

 

Edhe pse nuk foli për shifra lidhur me të prekurit nga kjo situatë, Tahiri u shpreh se nga ana e autoriteteve po punohet për të shmangur pasojat në humbjet e jetëve njerëzore.

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916