INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis sot gara për ndërtimin e rrugës së Arbrit, do të jepet me koncesion [VIDEO]

Nis sot gara për ndërtimin e rrugës së Arbrit, do të jepet me koncesion [VIDEO]

Publikuar më: 17:14 10-08-2017

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka hapur ditën e sotme zyrtarisht garën për të gjitha kompanitë që janë të interesuar të ndërtojnë rrugën e Arbrit.

Mësohet se autostrada do ndërtohet me koncesion dhe se vlera e saj do jetë 33.4 miliardë lekë.

Të gjitha kompanitë që janë të interesuar mund të dorëzojnë projektin e tyre deri në 2 tetor.

Deri tani mësohet se një nga kompanitë që është pjesë e garës për ndërtimin e autostradës është "Gjoka Konstruksion" e cila është në avantazh .

Kjo kompani i ka propozuar qeverisë shqiptarë që autostradën do ta ndërtoj për 46 muaj për një shumë rreth 33.6 miliardë lekësh.

Financimi i saj do bëhet përmes një skeme të përbashkët midis kompanisë dhe shtetit. Kjo do të thotë që Gjoka Konstruksion është e gatshme të financoj 190 milionë euro nga parat e veta ndërsa shteti të paguaj veç 60 milionë euro.

Por pas përfundimit të autostradës, kompania do paguhet me këste nga buxheti i shtetit për një periudhë 15 vjeçare.

Veç kostove të ndërtimit kompania ka marr përsipër dhe mirëmbajtjen e rrugës për një periudhë 10 vjeçare.

Rruga e Arbit që do afroj Dibrën dhe Tiranën është e gjatë 69 kilometra ku 20 kilometra janë të ndërtuara plotësisht dhe 15 km pjesërisht.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036211013793945