INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis takimi Thaçi - Vuçiç me Mogherinin në Bruksel. Pas pak del raporti për vizat

Nis takimi Thaçi - Vuçiç me Mogherinin në Bruksel. Pas pak del raporti për vizat

Publikuar më: 10:24 18-07-2018

Pasi Federica Mogherini përfundoi takimet e ndara me delegacionin kosovar, të përbërë nga të gjithë liderët institucionalë, dhe me presidentin serb Aleksander Vuçiç, ajo ka takuar dy presidentët e vendeve. Ndërsa Haradinaj, Limaj, Veseli, Pacolli e Gashi kanë mbetur jashtë këtij takimi. Kosova për herë të parë në fazën e fundit të këtij dialogu është duke u përfaqësuar nga një delegacion i gjerë, i përbërë nga Presidenti dhe liderët e partive të koalicionit. Delegacioni kosovar është takuar dje me përfaqësues të lartë të Departamentit të shtetit amerikan, të cilët kanë kërkuar dinamizmin e dialogut.
“Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka takuar në Bruksel presidentin Hashim Thaçin dhe presidentin Aleksander Vuciç, në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Mogherinit.
Presidenti Thaçi ka hyrë në takim me Vuçiç me ndërmjetësimin e Mogherinit, ndërsa liderët e tjerë institucionalë që ishin me Thaçin janë jashtë këtij takimi.

Më shumë në këtë kategori: « Kosova sot merr lajmin për vizat
»
Article Logic
Execution time: 0.0036380290985107