Nga kultivim nga njerëzit tani kanabisi po vetëmbin. Ky është përfundimi që ka nxjerrë Policia e Vlorës pas asgjësimit të 3404 rrënjë bime narkotike në fshatin Treblovë.
Dyshohet se kanabisi ka mbirë vetë për shkak se vitin e kaluar janë asgjësuar bimë të ngjashme të mbjella në të njëjtin vend dhe që mendohet të jenë favorizuar nga kushtet klimaterike
Bimët narkotike u asgjësuan nga policia me anë të djegies.