INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis verifikimi për vëllanë e Fatmir Xhafës

Nis verifikimi për vëllanë e Fatmir Xhafës

Publikuar më: 17:11 12-05-2018
Vjen reagimi i Prokurorisë pas akuzave të opozitës në lidhje me vëllain e ministrit të Brendshëm.
Vëllai i Fatmir Xhafës,  Agron (Geron)  Xhafaj rezulton i dënuar në Itali  me një vendim të formës së prerë të vitit 2012  për trafik të lëndëve narkotike.
 
Zyrtarisht nga ky organ thuhet  se po ndjekin me vëmendje rastin, ndërkohë që  kanë nisur edhe verifikimet përkatëse.
 
Fillimisht ka qënë prokuroria e Tiranës ajo që ka nisur verifikimet dhe me pas dosja do t'i kalojë Krimeve të Rënda pasi Xhafaj mund të jetë subjekt i ligjit antimafia.  
Prej disa ditësh opozita ka vënë në qendër të sulmeve vëllain e ministrit për një dënim në Itali në vitin 2002 i dënuar me 7 vite burg për trafik të lëndëve narkotike.
 
Article Logic
Execution time: 0.0033149719238281