Sot ka nisur viti i ri shkollor për nxënësit e arsimit parauniversitar. Përtej gezimit për ata që kanë nisur klasën e parë, për disa nxënës të tjerë shkolla ka nisur me disa probleme. Pasi mësimi me dy turne të paktën për shkollat e mesme edhe këtë vit nuk është zgjidhur, por edhe se disa nxënës nuk janë plotësuar me libra.
Nxënësit thonë se librat e gjuhës së huaj ende s’kanë dalë.
Më të emocionuarit dhe që gëzojnë më shumë janë nxënësit e klasave të para, që urojnë në mënyrën më origjinale të mundëshme.
Ndryshe nga sa jemi mësuar në vitet e mëparëshme kur niste shkolla që askush s’arrinte në kohë këtë vit të gjithë kanë shkuar në orar në mësim. Organizimi dhe koordimimi i mirë mes policisë bashkiake dhe asaj të shtetetit ka bërë, që sot trafiku të mos ishte i rënduar. E këtë e pohojnë e vetë prindërit.
Rreth 340 mijë nxënës, janë regjistruar këtë vit për të ndjekur arsimin. Por nga viti në vit shifrat janë tkurur, pasi braktisja e vendit dhe ulja e lindshmërisë ka sjellë në 20 vitet e fundit një numër 40% me të ulët.