INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Nismë për t’u marrë SHEMBULL/1 mijë vullnetarë pastrojnë Kepin e Rodonit[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 13:59 22-04-2019

Rreth një mijë vullnetarë janë mbledhur sëbashku në një ndër aksionet më masive të pastrimit këto ditë pranvere, të zhvilluar pranë vijës bregdetare të Kepit të Rodonit. Me iniciativën e presidentit të Coca-Cola Bottling Shqipëri, Zotit. Luca Busi, në bashkëpunim me organizatën jofitimprurëse Eco Mendie ky aksion pati vëmendjen e veçantë të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Prefekturës së qytetit të Durrësit, dhe shumë institucioneve të tjera.
Të gjithë punonjësit e kompanisë ''Coca Cola'' në Shqipëri dhe kompanisë ''Ujë Tepelena'' kanë ndërpresë prodhimin dhe punën e përditshme, për t'ju bashkuar aksionit të ideuar nga të rinjtë dhe vullnetarët e ''Eco Mendie'', të cilët kishin mbërritur nga qyteti i Shkodrës, për të pastruar kështu një prej perlave të bregdetit shqiptar, e cila është dhe një prej zonave të mbrojtura më të ndotura në vend.
“Ne dëshironim që të dy organizatat tona ''CCBS'' dhe ''Ujë Tepelena'', të ishin në pararojë të aksionit të pastrimit të këtij projekti special, për pastrimin e plazheve tona dhe Shqipërisë tonë të mrekullueshme. Ne si kompani jemi ekstremisht të ndjeshëm ndaj ambientit dhe mbi impaktin që mund të kenë produktet tona në të. Ka qenë një angazhim i imi personal dhe i kisha dhënë fjalën edhe Eco Mendies dhe Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, se kompanitë tona do të ishin në radhën e parë të pastrimit të plazheve dhe kjo është dita e zgjedhur,” tha Z. Luca Busi.
Ndërsa Ministri i Turizmit, Blendi Klosi siguroi se Kepi i Rodonit do të jetë perfekt për të pritur pushues.
Në fund të aksionit mbi 1500 thasë me mbetje marine, plastike dhe mbeturina të llojeve të tjera, janë grumbulluar për të lënë pas imazhet e vjetra të ndotura të pak orëve më parë.

kl1ok.jpg

kl_3ok.jpg

klos4ok.jpg

kl2ok.jpg

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035579204559326