INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nisën lehtësimet e masave kufizuese, OBSH: Fundi i pandemisë së coronavirusit ende i largët

Nisën lehtësimet e masave kufizuese, OBSH: Fundi i pandemisë së coronavirusit ende i largët

Publikuar më: 19:31 28-04-2020

Shumë shtete kanë filluar me lehtësimin e masave kufizuese dhe po shkojnë drejt jetës nomale. Kjo ka ngjallur pak shpresë tek qytetarët se pandemisë po i vjen fundi, por Organizata Botërore e Shëndetit mendon të kundërtën.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se rënia e numrit të rasteve të reja të koronavirusit sigurisht që është një shenjë e mirë, por ai paralajmëroi se pandemia nuk ka mbaruar.


Ai iu ka bërë thirrje njerëzve që të rrinë akoma vigjilentë për të ndalur përhapjen e coronavirusit.


“Voa” shkruan se numri real i infeksioneve mendohet të jetë shumë më i lartë sepse shumë njerëz nuk janë testuar dhe studimet thonë se njerëzit mund të infektohen pa treguar simptoma të sëmundjes.

Në të gjithë botën, numri i njerëzve të konfirmuar me koronavirus është rritur në më shumë se tre milion, dhe të paktën 211,000 kanë vdekur, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins. Rreth 894,000 njerëz janë shëruar.

Article Logic
Execution time: 0.003558874130249