INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Niseni 2016-tën me 10 serialet më të mira të 2015-tës!

Niseni 2016-tën me 10 serialet më të mira të 2015-tës!

Publikuar më: 13:17 31-12-2015
A munden serialet online të jenë aq të bukur sa të na lëndojnë?
E themi këtë pasi ky vit ishte vërtet i vështirë për të gjithë ata, si puna jonë, që u përpoqën të merrnin sa më shumë nga serialet amerikane. Dhe në fakt të shumtë ishin këta të fundit që na rrëmbyen zemrën dhe mendjen, ndonëse mundësia për t'i ndjekur të gjitha është e vogël. Por mos u shqetësoni pasi e kemi bërë ne këtë gje për ju, dhe mëposhtë do të gjeni një renditje të 10 serialeve më të suksesshëm të 2015-tës. Nëse ende nuk i keni parë, niseni Vitin e Ri me to!
 
10. INSIDE AMY SCHUMER 
 
Të jetosh brenda Amy Schumer nuk është edhe aq e thjeshtë. Jo kur bëhet fjalë për skena të mbushura me batuta super gazmore nga jeta e përditshme e një femre në të 30-tat. Nëse keni nevojnë të qeshni deri në lot, "Inside Amy Schumer" është seriali televiziv që ju duhet. 2015-ta tjesht vërtetoi që të gjithë jetojmë në botë e Amy Schumer...fatmirësisht!  
 
9. EMPIRE 
 
Ka gjithmonë vend në kohën tonë kushtuar televizionit, për një serial gjysëm mjuzikëll. I tillë është edhe seriali dramatik "Empire" i cili përpos kolonave zanore perfekte, ofron edhe një kast mjaft unik aktorësh si psh Terrence Howard apo Taraji P. Henson. Kjo justifikon edhe faktin pse shikueshmëria dhe vlerësimet e këtij seriali rriten nga java në javë! 
 
8. THE FLASH 
 
Ekrani i vogël këtë vit është mbushur me seriale që kanë si subjekt superheronjtë, dhe të themi të drejtën te gjithë janë super. Një prej tyre është "The Flash", historia e Grant Gustin, i cili përveçse tregon gjatë gjithë kohës forcën e personazhit kryesor, shfaq gjithashtu një ndër marrëdhëniet më interesante ndonjëherë baba-bir. Aksion, dramë dhe disa doza komedie të paparashikuara!
 
7. THE AFFAIR 
 
E nisim duke thënë se nuk do të gjeni vërdallë si "The Affair". Kjo pasi seriali bazohet në dy çifte mjaft të çuditshme, të cilët përmes dëshirave dhe nevojave të tyre nxjerrin në pah anën më të shëmtuar të natyrës njerëzore...atë të vërtetën!
 
6. YOU'RE THE WORST 
 
Kur një komedi e vlerësuar së tepërmi nga Kritikët ka vetinë të trajtojë një çështje delikate si sëmundja e depresionit dhe njëkohësisht të na bëjë të qeshim me të madhe, kjo nënkupton se ka diçka speciale rreth këtij seriali. Një histori dashurie midis Jimmy-t dhe Gretchen, dy idiotë të vetëpranuar të cilët do t'ju bëjnë edhe juve të bini në dashuri me to! 
   
5. HOW TO GET AWAY WITH MURDER    
 
A është e mundur që një serial të përmisohet që në sezonin e dytë? Sigurisht që po, por nuk ndodh edhe aq shpesh. Gjithsesi rasti i "How To Get Away With Murder" futet tek ato më fatlumët. Sigurisht nuk mund të presësh diçka më pak nga një serial i krijuar nga Pete Nowalk dhe Shonda Rhimes, si dhe interpretimi i mrekullueshëm i aktores, fituese e çmimit Oskar, Viola Davis. çështje ligjore nga më dramatiket të zgjidhura nga avokatja Annalise Keating dhe studentës e saj, si dhe pa harruar skenat e nxehta mes këtyre të fundit. Definitivisht një opsion i vlefshëm për mbrëmjet tuaja! 
 
4. FARGO 
 
Një prodhim i Fox Extended i bazuar në krim, krime të sjella nën atmosferën e viteve 70', me në rol kryesor aktoren Kristen Dunst. "Fargo" vërtet mund të jetë një serial i mbushur me krim, por çuditërisht ajo çfarë ai transmeton tek shikuesit është pozitivitet dhe ngrohtësi. Tamam si një filxhan me cokollatë të nxehtë...me pak uiski brenda! 
 
3. MR. ROBOT 
 
Asnjë serial deri më tani nuk i kishte trajtuar paranojën dhe vështirësitë teknologjike të të jetuarit në 2015-tën ashtu siç bën "MR. ROBOT". Pë më tepër një super performancë e Rami Malek, i cili përveçse na mbajti mbërrthyer përgjatë gjithë verës së kaluar, arriti të bënte atë që askujt nuk ia priste mendja. Të ulnim telefonat dhe thjesht të shijonim seritë e tij! 
 
2. OUTLANDER 
 
I mahnitshëm dhe epik. Këto janë vetëm disa nga fjalët që të vijnë ndërmend kur sheh një seri të serialit "Outlander". Një histori pasioni aspak e zakonshme midis Jamie-t, i luajtuar nga Sam Heugan, dhe Claire e luajtur nga aktorja Caitriona Balfe. 
 
1. GAME OF THRONES 
 
Sado t'i duam e t'i vlerësojmë serialet e renditura në list, sërish "Game Of Thrones" zë një vend të veçantë në zemrat tona. Kush ka pasur fatin ta shohë, kurrësesi nuk mund të heqë nga mendja skenë finale të sezonit të fundit me vdekjen e një prej personazheve kryesorë, atë të Jon Snow. Tanimë na mbetet vetëm të presim për seritë e reja. Dhe na besoni kur ju themi se kurrë nuk kemi qenë më të intriguar se kaq!  
Article Logic
Execution time: 0.0037539005279541