INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Niset për në Itali avioni që u rrëzua në Ishëm

Niset për në Itali avioni që u rrëzua në Ishëm

Publikuar më: 11:52 09-03-2017

Avioni i rrëzuar me 15 shtator në Ishëm është marr ditën e djeshmë me aprovimin e gjykatës dhe prokurorisë për tiua kthyer pronarëve italianë.
Pasi të çmontohet ai do dërgohet me traget drejt shtetit fqinjë.
Avioni ka qëndruar i bllokuar për 6 muaj në Ishëm pasi ishte pjesë e provave materiale të hetimit ndaj pilotit italian Guido Guidi i dyshuar për trafik droge dhe bashkëpunëtorëve të tij shqiptar.
Avioni drejtohej nga piloti italian Guido Andrea Guidi i cili pas marrjes në pyetje ka pranuar se kishte ardhur në Shqipëri për të testuar pistën e improvizuar ndërkohë që ka shtuar se qëllimi ishte që rrugën tjetër të mund të merrte rreth 200 kilogram lëndë narkotike.
Pas marrjes në pyetje ai është lënë i lirë.

Article Logic
Execution time: 0.0025038719177246