Shumë nishane në trupin tuaj mund të jenë të padëmshëm por sipas mjekëve disa prej tyre janë shumë të rrezikshëm dhe mund të kthehen në një kërcënim serioz për jetën.
Për t’i parandaluar këto raste apo qoftë edhe për t’i kapur në kohë, e mira është që t’i monitoroni shpesh nishanet që keni në trup.
Melanoma, është forma më e avancuar e kancerit të lëkurës. Melanomat mund të paraqiten si të ngritura ose të sheshta dhe zakonisht kanë forma gjeometrike.
Nishanet normale, në përgjithësi nishanet jo problematike, kanë ngjyrë të njëtrajtshme dhe të zbehur në zonën afër lëkurës.
Nëse shihni se po ndryshon formë ose ngjyrë me kalimin e kohës, duhet të konsultoheni me ndonjë mjek.
Nishanet atipike, nishanet që nuk kanë formë të rregullt. Ato duken si normale, por duhet të vëzhgohen vazhdimisht sepse mund të bëhen të rrezikshëm.
Nishanet e errëta, këto lloj nishanesh kanë ngjyrë të mbyllur dhe janë të vogla. Kanë tendencë të shndërrohen në kancerogjene, kështu që duhet të mbahen vazhdimisht nën mbikëqyrje.