INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nishani bën thirrje për dialog, Meta ka diçka për të thënë

Nishani bën thirrje për dialog, Meta ka diçka për të thënë

Publikuar më: 17:28 02-05-2017

Presidenti i ri i zgjedhur i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me thirrjen e Presidentit aktual Bujar Nishani, që palët politike të hyjnë në dialog në shërbim të krizës.

Meta priti Kryetarin e Grupit Parlamentar të SPÖ Austriake Andreas Schieder i cili e uroi për zgjedhjen në postin e Presidentit të Republikës.

Ndërsa i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e Austrisë ndaj integrimit evropian të Shqipërisë, Meta ka vlerësuar thirrjen e Presidentit Bujar Nishani për dialog mes Bashës dhe Ramës duke theksuar se duhet bërë gjithçka që opozita të hyjë në zgjedhje.

“Vlerësoj nismën e Presidentit Nishani në shërbim të dialogut politik. Në respekt të parimit të gjithëpërfshirjes duhet bërë gjithçka për të mundësuar pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e ardhshme”, është shprehur Meta.

 Në takimin Meta-Schieder, lidhur me rajonin, u tha se roli stabilizues i Shqipërisë duhet forcuar si dhe u vlerësua roli i Austrisë si partner i të gjithë vendeve të Ballkanit.

Article Logic
Execution time: 0.0033750534057617