Kreu i Shtetit shqiptar, Bujar Nishani ka uruar Presidentin e ri të Parlamentit Europian, Antonio Tajani.
Në urimin e tij, Nishani shprehet
“Jam i bindur se nën lidershipin tuaj, Parlamenti Evropian jo vetëm që do të kontribuojë në adresimin me sukses të sfidave aktuale me të cilat po përballet Bashkimi Evropian dhe qytetarët e saj, por do të vijojë t’i japë një mbështetje thelbësore procesit të zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor”
Gjithashtu eshe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet rrjetit social facebook, i ka përcjellë urimet zotit Tajanit.
Në statusin e tij ai shprehet
“Sot i përcolla urimet e mia Antonio Tajanit, Presidentit të sapozgjedhur të Parlamentit Europian. Z. Tajani është jo vetëm nënkryetar i Partisë Popullore Europiane, ku bën pjesë Partia Demokratike, por edhe një mik i jashtëzakonshëm.
Si Zëvendës President i Komisionit Europian dhe Komisioner i BE-së ai ka mbështetur përherë përpjekjet e Shqipërisë për zhvillim ekonomik.
Jam i lumtur për zgjedhjen e tij në krye të Parlamentit Europian që do të më japë mundësinë të punojmë së bashku për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë në BE”