Presidenti i Republikës ka humbur gjyqin Ndaj kryetarit të Bashkisë Veliaj.
Nishani e paditi një vit më parë Erion Veliaj për shpifje dhe kërkoi si dëmshpërblim moral 100 lekësh të reja, kërkesë e cila nuk është pranuar nga gjykata.
Në kërkesë-padinë e tij thuhej se “pala e paditur të përgënjeshtrojë deklaratat e bëra duke publikuar me shpenzimet e veta në emisionin “Opinion” të TV Klan dhe mediat kombëtare vendimin e Gjykatës”.