INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nishani i kërkon Vatikanit të njohë pavarësinë e Kosovës [FOTO]

Nishani i kërkon Vatikanit të njohë pavarësinë e Kosovës [FOTO]

Publikuar më: 13:55 05-09-2016

Një ditë pas Shenjtërimit të Nënë Terezës, Presidenti Bujar Nishani ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin. Sipas zyrës së shtypit të presidencës, pjesë e bashkëbisedimit ka qënë dhe lumturimi i 38 krelikëve shqiptare nga Ati i Shenjtë, por dhe zhvillimet e fundit në rajon. Në këtë pikë, kreu i shtetit shqiptar kërkoi nga Vatikani njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke marrë shkas dhe nga zhvillimet e fundit mes dy vendeve.
Njoftimi i Presidencës:
“Duke u ndalur në çështjen e Kosovës, Presidenti Nishani vlerësoi vëmendjen e veçantë që Selia e Shenjtë i kushton marrëdhënieve me Kosovën dhe duke vlerësuar gjithashtu procesin e negociatave dhe të pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë, shprehu besimin se shumë shpejt edhe Selia e Shenjtë do të marrë një vendim për njohjen e pavarësisë së saj, në shërbim të mëtejshëm të paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit dhe Evropës Juglindore”.
Nga ana e tij, Kardinali Parolin vlerësoi harmoninë fetare në Shqipëri, duke e konsideruar si një shembull të shkëlqyer për një Evropë pluraliste dhe multikulturore, si dhe e siguroi Presidentin Nishani për vijimin e vëmendjes së Selisë së Shenjtë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Ndërkohë kreu i shtetit shqiptar Bujar Nishani ndoqi Meshën e Falënderimit për nder të Shën Terezës së Kalkutës, të zhvilluar në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Article Logic
Execution time: 0.0042109489440918