Në prag të 24 korrikut, ditës kur Ilir Meta do të lëvizë pak metra nga godina e Kuvendit drejt asaj të Presidencës, pjesë e të njëjtit bulevard qendror të kryeqytetit, në oborrin e Presidencës kanë nisur edhe përgatitjet për ceremonialin në zbatim të protokollit shtetëror.
Po sipas këtij të fundit, “në orën 18:00, të së hënës, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mbërrin në hyrjen kryesore të Kuvendit dhe në këtë moment del aty për ta pritur Kryetari i Kuvendit, pra serish Ilir Meta, dhe, mbasi përshëndeten, hyjnë nëpërmjet sallës dhe zënë vend në podium. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, fton Presidentin e ri Ilir Meta të ngrihet në këmbë për të bërë betimin, ndërkohë të gjithë të pranishmit janë të ulur nëpër vendet e tyre. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta fton Presidentin Ilir Meta për të marrë fjalën përshëndetëse para Kuvendit”.