INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nishani kërkon të ulë Bashën dhe Ramën në bisedime

Nishani kërkon të ulë Bashën dhe Ramën në bisedime

Publikuar më: 15:24 02-05-2017

Presidenti në largim Bujar Nishani përmes një reagimi ka kërkuar sërish që Rama dhe Basha të ulen në tryezë për të zgjidhur krizën politike në vend.
Në deklaratë shkruhet: “Presidenti i Republikës, Bujar Nishani po ndjek me shumë shqetësim përmasat që po merr kriza politike në vend. Ndaj edhe njëherë i kërkon Kryeministrit të vendit dhe Liderit të opozitës të ulen në tryezën e bisedimeve me vullnetin për kompromis, për të tejkaluar këtë situatë të vështirë për vendin. Presidenti Nishani ofron të gjithë gatishmërinë dhe angazhimin e tij institucional në shërbim të këtij dialogu.”

Article Logic
Execution time: 0.0028011798858643